6.4 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut viziton Dibrën

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Agim Krasniqi ka vizituar Dibrën, ku ka takuar kryetarin e komunës Hekuran Duka.

“I nderuari i ftuar më përgëzoi për fitoren në zgjedhjet lokale dhe vlerësoi lartë angazhimin e pushtetit lokal për qytetarët e saj. E falënderova sinqerisht për urimet, si dhe për vizitën, dhe gjatë takimit theks të veçantë e kemi vënë në marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, për të cilat ura e lidhjes janë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, tha Duka.

Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ishin të pranishëm kryetari i Këshillit Bashkiak Fuat Spahiu dhe sekretari Ili Mirzo.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës me seli në Strugë është hapur në nëntor të vitit 2020.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles