8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Kompania Pfizer – BioNTech: Brenda dy javëve do të dihet nëse vaksina funksionon edhe kundër variantit të ri

Kompania farmaceutike, Pfizer-BioNTech, ka deklaruar se brenda dy javësh do të dihet nëse vaksina kundër COVID-19 që ka zhvilluar, funksionon kundër variantit të ri që po përhapet në Afrikën Jugore.

Varianti ka 32 mutacione në pjesën e virusit që lidhet me qelizat njerëzore, të quajtur proteina spike – objektivi për vaksinat ekzistuese dhe trajtimet me antitrupa. Kjo do të thotë se ekziston një rrezik më i madh që ato vaksina dhe trajtime të mos jenë aq efektive kundër tij.

Në lidhje me këtë ngjarje reagoi zëdhënësi i kompanisë Pfizer – BioNTech, i cili deklaroi që varianti i Botsvanës ndryshon nga variantet e tjerë për shkak të proteinës.

Tutje kompania tha se varianti “ndryshon ndjeshëm nga variantet e vëzhguara më parë”.

“Pfizer dhe BioNTech kanë ndërmarrë veprime muaj më parë për të qenë në gjendje të përshtatin vaksinën mRNA brenda gjashtë javësh dhe të nisin shpërndarjen e tyre brenda 100 ditëve në rast të një varianti të ri,” deklaroi kompania.

Ende nuk dihet nëse mutacionet e bëjnë variantin B.1.1.529 më infektiv apo vdekjeprurës.

Të dhënat e Departamentit të Shëndetësisë së Afrikës së Jugut të enjten treguan se B.1.1.529 përbën rreth 75% të rasteve të zbuluara në provincën Gauteng më 22 nëntor, vetëm dy javë pasi varianti u shfaq për herë të parë. Ngjitja e tij ishte shumë më e shpejtë se ajo e varianteve Beta dhe Delta, të cilave iu deshën muaj për t’u bërë dominuese.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles