16 C
Struga
Saturday, April 27, 2024
spot_img

Kompania kineze prezanton telefonin çantë

Kompania kineze “Honor”, ka prezantuar Honor V Purse, një telefon që paloset dhe shndërrohet në çantë me stil, raporton agjencia AP.

Ndryshe prej telefonave të tjerë të palosshëm, ekranet e këtij telefoni mund të shihen edhe kur nuk janë përdorim – pra janë ekrane të jashtme.

Këta janë telefona që ndryshe quhen edhe si “ekrane gjithmonë bën dritë”. Pamja në këta telefona mund të ndërrohet, duke u përshtatur me veshjen e përdoruesit.

Telefoni çantë është prezantuar nga shefi i kompanisë Honor, George Zhao, në panairin e teknologjisë në Berlin.

Zhao thotë se nuk ka shumë rëndësi që çanta nuk mund të mbajë asgjë brenda saj.

Telefoni është i hollë më pak se 9 milimetra kur paloset, më i hollë se telefonat e tjerë të këtij lloji që tashmë janë në treg.

Xhiroskopi i brendshëm i telefonit mund t’i ndiejë lëvizjet dhe ekrani reagon me kohë.

Ani pse pajisja nuk do të prodhohet me të madhe, Honor gjithsesi se ka angazhuar dhjetëra artistë që të bëjnë dizajne për ekranet e jashtme të telefonit.

Janë ngritur dyshime nëse një telefon i tillë mund të hyjë në treg. Ekspertët thonë se kjo nuk është ide e re. LG veçse ka bashkëpunuar me Pradan, ndërkaq Samsungu me Armanin.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles