10 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Kolona makinash në kufirin e Bllacës, pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi masat e lëvizjes

Kolona makinash në kufirin e Bllacës, pak orë pasi Qeveria e Kosovës lehtësoi masat e lëvizjes. Nga MPB-ja thonë se për më pak se 12 orë rreth 4 mijë makina kanë kaluar në të dy anët e kufirit. Qytetarët mirëpresin lehtësimin e masave. Kushti për kalimin e kufirit me 3 doza në dy javët e fundit ishte kundërshtuar ashpër nga tregtarët, studentët por edhe qytetarët, shkruan Alsat.

“Pasi Republika e Kosovës hoqi masën për dozën e tretë të vaksinë mijëra qytetarë kanë vërshuar në pikat kufitare për të udhëtuar për në Kosovë. Nga mesnata e deri në drekë, vetëm sot në pikën kufitare në Bllacë kanë kaluar mbi 2 000 qytetarë”.

Gjatë periudhës dy javore, kur për hyrje në Kosovë për shtetasit e huaj e domosdoshme ishte doza e tretë e vaksinës, ose dy vaksinat dhe PCR-test, numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë udhëtuar për në Kosovë ka qenë shumë më i ulët.

Siç njoftojnë nga MPB, pasi u hoq kjo masë, vetëm për 12 orë, kufirin në Bllacë e kanë kaluar gjithsej 3912 qytetarë, prej të cilëve 1625 qytetarë nga Maqedonia kanë hyrë në Kosovë ndërsa nga Kosova në vendin tonë kanë hyrë 2287  qytetarë.

Pasi u hoqën masat

Gjithësej, hyrje dhe dalje 3.912

Nga Maqedonia për në Kosovë 1.625 qytetarë

Nga Kosova për në Maqedoni 2.287 qytetarë

Ndërsa vetëm një ditë para se të shfuqizohen masat nga pala kosovare, në pikën kufitare në Bllacë kanë qarkulluar dy herë më pak qytetarë dhe atë gjithsej 2473 qytetarë, prej të cilëve nga Maqedonia për në Kosovë kanë hyrë vetëm 815 qytetarë, ndërsa nga Kosovë për në vendin tonë kanë hyrë 1658 qytetarë.

Një ditë para  se të hiqet masa

Gjithësej, hyrje dhe dalje 2.473

Nga Maqedonia për në Kosovë 815 qytetarë

Nga Kosova për në Maqedoni 1658 qytetarë

Qytetarët që anketuam thonë se është e domosdoshme mbrojtja nga Kovidi, por theksojnë se për qytetarët duhet të ketë më shumë liri për qarkullim, siç është rasti edhe me shtetet e BE-së.

“A keni shkuar tani që ishte me tre vaksina? Jo nuk kam qenë, familjen e kam atje tani shkojmë ta te familja”, qytetar

“Duhet ti lirojnë të ecin njerëzit, unë në Greqi isha nuk e kërkoj vaksinën askush. Do të thotë shtetet tjera më e kanë liruar… le ti heqin krejt masat, lëshoni popullin, boll më le ta lirojnë pakës”qytetar.

“Me dy më lirë më mirë është. Udhëtoj shpesh”qytetar.

“Shumë më mirë… U pa që ne nuk erdhëm nuk kaluam, kjo është”, qytetar.

“Më mirë është normal sepse ata duhet ose testin ose të tria, a për të tretën unë duhet me prit tre muaj ditë për ta marrë, aty është problemi”, qytetar.

“Duhet me i parë vendet skandinave, ato janë shumë më mirë”, qytetar.

Shtrëngimi i masave nga Qeveria e Kosovës, e cila kushtëzoi hyrjen në këtë vend me 3 doza të vaksinës hasi në reagime të shumta si nga qytetarët, studentët por edhe bizneset.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles