16.8 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Koha zbuloi të vërtetën që Grubi e paralajmëronte, por ASH-ja e mohonte dhe kundërshtonte!

Ishte i pari pikërisht zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ai që shtatë muaj më parë kishte folur për propozimin francez i cili do të zhbllokonte rrugën e Maqedonisë për fillimin e negociatave.

Ai aso kohe kishte deklaruar se ekziston nismë franceze për zgjidhjen e çështjes mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, e cila shtatë muaj më pas u bë realitet dhe njëkohësisht morri dritë jeshile edhe nga Kuvendi i RMV-së me 68 vota, njofton indeks.mk

“Ishin shumë të guximshme hapat e Bullgarisë dhe qeverisë dhe qytetarët e dinë se Bullgaria 8 muaj nuk kishte Qeveri, 3 tentativa dhe zgjedhje dhe 2 herë nuk arritën të bëjnë dhe para disa ditëve arritën të bëjnë qeverinë dhe shumicën e re, kemi ndjekur dhe mendoj se nuk kemi pengesa për rrugën tonë, janë të nevojshme 6 ditë që të ulemi dhe të dakordohemi deri në konferencën e parë ndërqeveritare. Tash kemi qeveri dhe president dhe ne kemi këtu shumicë parlamentare që do të sjellë kompromis mes dy palëve dhe ne presim që të fillojë procesi shumë shpejtë, kemi miq në vendet anëtare të BE dhe si rezultat i kampanjës kontesti do të zgjidhet brenda 6 muajve”, tha Grubi shtatë muaj më herët.

Pas deklaratës së Grubit i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës të cilët aso kohe “symbyllurazi” kundërshtonin fjalët e Grubit të cilët sot pas shtatë muajsh dolën të jenë realitet.

“Edhe pse Artan Grubi para mediave deklaroi se kontesti me Bullgarinë do të marrë fund, Kryeministri i ri në ardhje i Bullgarisë, Kiril Petkov hodhi poshtë mundësinë për heqje të vetos sepse sipas tij nga Maqedonia e Veriut po bëhet më shumë propagandë sesa negociata në këtë drejtim”, kishin thënë nga ASH.

Por edhe për këtë Grubi aso kohe kishte përgjigje. Tha se nëse dikujt i duket kjo propagandë, atëherë e ka vendin te “Levica”.

“Është e pa arsyeshme. Ne po përpiqemi që ta zgjidhim çështjen në mënyrë që të marrim datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Në qoftë se dikujt i duket kjo propagandë, atëherë e ka vendin te Levica”, tha Grubi.

Ndryshe, ditë më parë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 68 vota miratoi propozimin francez dhe të martën pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të mbajë konferencën e parë ndër-qeveritare në Bruksel.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles