3.5 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Kinë/ Gripi i ri H3N8 kalon te njerëzit, 4-vjeçari infektohet nga shpendët

Sërish lajmet shqetësuese vijnë nga Kina, e cila ka raportuar së fundi rastin e parë të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit. Lajmi është bërë publik nga Ministria kineze e Shëndetësisë, e cila raportoi se një fëmijë katërvjeçar, nga provinca qendrore e Henanit, rezulton pozitiv ndaj virusit H3N8.

Megjithëse autoritetet shëndetësore janë përpjekur ta minimizojnë situatën duke thënë se rreziku i transmetimit nga njeriu te njeriu është i ulët, shqetësimi ka nisur të shfaqet pothuaj tek të gjithë njerëzit.

Mësohet se ky lloj virusi infekton shpesët; kuajt, qentë dhe fokat, por deri tani nuk ishte identifikuar asnjë rast tek njerëzit.

Sipas autoriteteve, 4-vjeçari është në spital me ethe të forta dhe simptoma të tjera të ngjashme me ato të gripit. Ekspertët thonë se sëmundjen, ai e ka marrë drejtpërdrejt nga shpesët, duke qenë se familja jeton në një zonë të banuar nga rosat e egra dhe rrit pula.

Megjithatë, ekspertët thonë se nuk ka vend për panik, sepse rreziku në shkallë të gjerë i përhapjes së infeksionit është relativisht i vogël.

Por autoritetet kineze u kanë bërë thirrje njerëzve të mos u afrohen zogjve të ngordhur apo të sëmurë dhe t`i drejtohen mjekut, në rast se kanë temperaturë të lartë apo vështirësi në frymëmarrje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles