9 C
Struga
Monday, March 25, 2024
spot_img

Kina bllokon 13 milionë banorë, pasi zbuloi disa raste me Covid-19

Kina ka filluar të aplikojë “strategjinë zero-Covid” duke vendosur qytete të tëra në izolim, pasi ka zbuluar disa raste pozitive me koronavirus.

Kufizimet e reja i paraprijnë festës së Vitit të Ri kinez dhe fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit dhe sinjalizojnë shqetësimin e autoriteteve kineze për rrezikun e një vale të re infeksionesh.

Që nga mesnata e të enjtes, qyteti i Xi’an, i cili ndodhet në Kinën qendrore dhe ka më shumë se 13 milionë banorë është vendosur në izolim për shkak të disa rasteve pozitive me koronavirus.

Pasi zbuluan vetëm një rast me koronavirus, autoritetet kineze futen në izolim qytetin Dongxing, i cilli ka një popullsi prej 200 mijë banorësh.

Në Xi’an, kryeqytet i provincës Shaanxi në Kinën qendrore të mërkurën u prezantuan masat e reja pasi u zbuluan 52 raste me koronavirus. Javën e kaluar, baret, kinematë dhe palestrat u mbyllën si masë paraprake ndërsa tani janë mbyllur edhe bizneset e tjera dhe transporti publik.

Qytetarët janë të detyruar t’i nënshtrohen testeve masive dhe vetëm një person për familje mund të dalë nga shtëpia, një herë në dy ditë, për të blerë gjërat e nevojshme.

Shumë fluturime u ndaluan nga aeroporti i qytetit Xi’an, i cili është edhe shtëpia e “ushtrisë terrakote”, ku më shumë se gjashtë mijë skulptura ushtarësh ruajnë varrin e Qin Shi, perandorit të parë të Kinës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles