9.2 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Këto janë shifrat e fundit nga rastet e reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.561 testime për coronavirus, ndërsa 242 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 173, Prilep – 12, Manastir – 10, Kavadar – 9, Kumanovë – 6, Gjevgjeli – 5, Veles – 4, Tetovë, Gostivar, Ohër, Strumicë dhe Strugë – nga 3, Koçani dhe Dellçeva – nga 2, Kërçovë, Kriva Pallanka, Dibra dhe Vallandova – nga 1.

Nga MSH thonë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 247 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 225.972, prej të cilëve 213.174 janë shëruar, ndërsa 7.981 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (3 janar) është 4.817

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles