13.6 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Kërcënimi rus, NATO rrit numrin e forcave të reagimit të shpejtë

NATO po rrit numrin e trupave në dispozicion të forcave të saj të reagimit nga 40,000 në 300,000.

Lajmi u bë i ditur nga sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake.

Ne do të forcojmë mbrojtjen tonë përpara. Ne do të forcojmë grupet tona të betejës në pjesën lindore të aleancës, deri në nivelet e brigadës. Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000,” –tha Stoltenberg.

Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe vlerat e aleancës dhe përgjigjen e NATO-s ndaj pushtimit të Ukrainës si rishikimin më të madh të mbrojtjes dhe parandalimit të saj kolektiv që nga Lufta e Ftohtë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles