17.9 C
Struga
Wednesday, May 25, 2022
spot_img

Katër raunde për të mbrojtur titullin, Florian Marku hedh “knock-out” Jenkins

Florian Marku ka arritur të mbrojë titullin e tij  “International welterwight” në versionin IBF, duke regjistruar fitoren e 11-të në karrierë ndaj uellsianit Chris Jekins. Në ringun e “Utilita Arena” të Newcastle 29-vjeçarit iu deshën rreth 10 minuta për të marrë një fitore me KO ndaj një kundërshtari që nuk rezistoi më shumë se 3 raunde dhe në të katërtin u dorëzua, duke e detyruar gjkyqtarin që të ndërpresë ndeshjen e t’i japë fitoren lushnjarit.

Në përballjen me britanikun Chris Jenkins, “The Albanian King” dhuroi një performancë madhështore, duke e mbyllur ndeshjen pa shkuar në gjysmën e saj. Në prani të rreth 3500 spektatorëve, mes të cilëve shumë shqiptarë, sfida ishte tepër e kujdesshme në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë Marku pësoi një të çarë në vetull, pas një përplasjeje me kokë me kundërshtarin e tij. Ajo e çarë mbi vetull e zgjoi Markun, i cili me nisjen e raundit të kartërt nisi breshërinë e tij duke dominuar dhe duke i dhënë fund ndeshjes e duke gëzuar të gjithë shqiptarët që ndodheshin në arenën e Newscastle.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles