8.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Kanada do të dërgojë artileri të rëndë në Ukrainë

Kanadaja njoftoi sot se do ta ndihmojë me artileri të rëndë ushtrinë ukrainase.

Kryeministri Justin Trudeau premtoi në fillim të kësaj jave se do të dërgonte një ndihmë të tillë pas kërkesës që i bëri presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deri më tani, Kanadaja ka dorëzuar obus M777 dhe municione të përshtatshme për forcat ukrainase, raporton cnn.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe dhe Kanadaja janë zotuar të dërgojnë më shumë artileri në shtetin ukrainas për ta ndihmuar Kievin të mbrojë zonat në lindje të vendit, ku Rusia ka nisur një ofensivë të përgjithshme.

Ndërkohë, presidenti amerikan, Joe Biden u tha gazetarëve të martën, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, kryeministrin kanadez, Justin Truedau dhe liderë të tjerë perëndimorë, se artileria kanadeze do të dërgohet së bashku me atë të Shteteve të Bashkuara, i cili pritet të arrijë brenda muajit në Kiev.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles