28 C
Struga
Wednesday, June 26, 2024
spot_img

Jeton Shaqiri: Korridori 8 do të lehtësojë dhe ndikojë edhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në Maqedoninë e Veriut

“Nga një vend në zhvillim, Maqedonia e Veriut gradualisht po përpiqet të bëhet vend i zhvilluar. Është angazhimi ynë strategjik dhe prandaj si Qeveri dhe si politikanë jemi të përkushtuar sa më shumë që të jetë e mundur. Kështu që bazë e progresit janë investimet në të gjitha segmentet, ndërsa veçanërisht në fushën e infrastrukturës – në rrugë, ekonomi, arsim, shëndetësi, mbrojtje sociale etj”, shkruan ministri Arsimit dhe Shkencës, Dr. Jeton Shaqiri në një postim në rrjetet sociale, duke shprehur përkushtimin e tij si anëtarë i kabinetit qeveritar në projektin e ndërtimit të Korridorit 8, që sipas do të ndihmojë edhe në avancimin dhe shkëmbin e përvojave edhe në arsim, përcjell PRESSonline.al

“Vetëm në arsim në 3 vitet e fundit janë ndarë më shumë se 1 miliard denarë për ndërtimin e shkollave të reja, sallave sportive, konvikteve për studentë për rikonstrukcionin e objekteve ekzistuese. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 95% realizim të buxhetit për investime kapitale. Është një rezultat i shkëlqyer që nënkupton përmirësimin e kushteve për edukim. Korridorin 8, që është edhe tema më aktuale e periudhës, duket qartë se ky është praktikisht investimi më i madh në infrastrukturën rrugore në vitet e fundit. Korridori nuk do të jetë vetëm rrugë moderne përgjatë së cilës do të lëvizim nga njëri skaj në tjetrin, por do të sjellë shumë përfitime të tjera, do të ndikojë në zhvillimin e segmenteve të tjera shoqërore”, shkruan ministri Shaqiri.

Sipas tij, ky korridor do të lidhë disa qytete në Maqedoninë e Veriut ndërsa do të na lidhë me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

“Kjo do të thotë lehtësim i lëvizjes së nxënësve tanë, studentëve, profesorëve tanë e kështu me radhë brenda kufijve të vendit si dhe do të mundësojë lëvizshmëri më të lehtë të të rinjve, si dhe stafit akademik dhe kërkimor shkencor nga të tre vendet”, nënvizon Shaqiri.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles