14 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Jeton Shaqiri: Çështja e Velesit u zgjidh

Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri ka dhënë një lajm të madh për nxënësit e Velesit duke konfirmuar njëkohësisht se kjo çështje tashmë është zgjidhur informon Tetovasot.

Ai tha se mësimi në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese të cilën askush nuk mund ta mohoj. Nëse është faj që Ministria e Arsimit dhe Shkencës po i mundëson secilit mësim në gjuhën amtare, me punë intensive secilit nxënës po i ndërton shkollë në lagjen ku jeton atëherë, unë dhe kabineti im jemi fajtor u shpreh Shaqiri.

“Ju njoftoj se Inspektorati Shtetëror i Arsimit është në teren dhe dy paralelet në SHMK “Koço Racin” në Veles, që i pengojnë dikujt do të vazhdojnë të funksionojnë” deklaroi ai.

Shaqiri ka apeluar deri te të gjithë që kanë zërin e arsyes, të mos keqpërdorin çështjet arsimore për qëllimet e tyre politike.

Ai ka pyetur se pse duhet të na pengojë hapja e paraleleve ku do të fitohet dituri?

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles