11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Javën e kaluar për 8.1 për qind më pak të infektuar me Covid-19 në Maqedoni

Numri i rasteve të reja me coronavirus javën e kaluar është ulur për 8.1 për qind krahasuar me javën paraprake, thuhet në raportin javor e Institutit për Shëndet Publik (ISHP).

Nga data 8 deri më 14 nëntor, me Covid-19 janë infektuar 3.218 persona, që është për 286 më pak se nga periudha midis 1 dhe 7 nëntorit.

Javën e kaluar janë testuar 21.346 njerëz, për 3.5 për qind më pak se një javë më parë. Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.7 deri në 20.4 për qind, ndërsa mesatarisht 14.8.

Më shumë të infektuarit e rinj ka në Shkup. Personat e infektuar janë të regjistruar në të gjitha grupmoshat dhe rastet më të shpeshta janë personat mbi 60 vjeç (4.6 për qind). Incidenca më e ulët është raportuar në grupmoshën 0-9 vjeç (3.2 për qind). Sipas gjinisë, 52,1 për qind e pacientëve janë gra dhe 47.9 për qind janë burra.

anë raportuar 77 raste të vdekjes, kryesisht nga grupmosha mbi 60 vjeç.

Aktivë në Kovid-19 janë 8331 persona, 534 të shtruar në spital, nga të cilët 343 janë me mbështetje oksigjeni dhe 21 me ventilim mekanik invaziv/jo invaziv.

Javën e kaluar janë evidentuar edhe 2660 persona të shëruar.

ISHP ka regjistruar gjithashtu 36 riinfeksione, 26.5 për qind më pak se një javë më parë. Përfundimisht me 14 nëntorin janë raportuar gjithsej 822 riinfektime, që është 0.39 për qind e numrit të përgjithshëm të të infektuarve deri më tani, që është 209.449 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles