13 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Javën e ardhshme nis testimi i nxënësve për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se gjatë javës së ardhshme pritet të fillojë testimi ndaj Covid 19 i 8.200 nxënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, shkruan Alsat. Filipçe tha se për realizimin e skriningut do të kërkohet leje nga prindërit e nxënësve që do të testohen.

“Metodologjia është gati. Prej nesër do të nisim të kërkojmë…së bashku me Ministrinë e Arsimit pajtueshmëri me shkrim nga prindërit sipas metodologjisë. Unë besoj se kjo do të sigurohet deri në fund të javës ose në fillim të javës tjetër, që gjatë javës së ardhshme praktikisht edhe të realizohet skriningu”, tha Filipçe.

Ndryshe, autoritetet shëndetësore vlerësojnë se shumica e të rinjve në arsimin fillor dhe të mesëm e kalojnë virusin në mënyrë asimptomatike, dhe kjo sipas tyre krijon nevojën që të bëhet skrining që të shihet numri real i nxënësve të infektuar në shkolla.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles