7.7 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Janë shuar zjarret në rajonin e Kumanovës

Zjarri në vendin Vrello në Vaksincë të Likovës është shuar, njoftuan sot nga Qendra për menaxhim me krizat (QMK). Zjarri, ashtu siç informojnë prej Qendrës rajonale për menaxhim me kriza, shpërtheu në orën 19:00, kurse ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës e kanë shuar pothuaj deri në orën 23:00. Zjarri ka kapluar edhe barin e thatë dhe kashtën në afërsi të rezervuarëve të “Makpetrolit”.

Dje, është shuar edhe zjarri në Belkovc, i cili erdhi nga fshati i afërt Rugjincë. Nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe më e madhe prej 150 hektarëve shkurre dhe barë i thatë. Ekipet e katër njësive zjarrfikëse e kanë shuar me ndihmën e helikopterit të MPJ-së, i cili ka hedhur mbi 20 tonë ujë. Nga zjarri është djegur një objekt dhe nje shtëpi e braktisur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles