17 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Janë hapur në kohë të gjitha vendvotimet në Strugë

Të gjitha vendvotimet në Komunën e Strugës janë hapur me kohë, konfirmoi për MIA-n kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Minir Zhuta.

Votimi sipas tij, zhvillohet me probleme të krijuara nga aparatet për njohjen e shenjave të gishtërinjve.

“Votimi zhvillohet ngadalë, kemi probleme me aparatet për shenjat e gishtërinjve, nuk i njeh në disa vendvotime”, deklaroi Zhuta.

Në Listën zgjedhore në Komunën e Strugës janë të regjistruar 61.437 votues, nga të cilët rreth 200 persona, të moshuar, të sëmurë, të pamundur ose pozitiv në Kovid – të drejtën e tyre të votimit e kanë shfrytëzuar dje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles