15.7 C
Struga
Wednesday, May 22, 2024
spot_img

Ja si iu përgjigj ministri Osmani ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara në Nju Jork

“OSBE-ja është platformë për dialogun midis vendeve të ndryshme dhe roli ynë është të jemi ndërmjetës i sinqertë i atij dialogu. Ai dialog zhvillohet në suaza të parimeve dhe zotimeve të organizatës që ne kemi rënë dakord vullnetarisht t’i zbatojmë dhe t’u bindemi. Këto parime dhe zotime janë të panegociueshme dhe roli ynë si kryesues i OSBE-së është t’i ruajmë ato parime dhe zotime.

Zotimet kanë të bëjnë me respektimin e sovranitetit dhe integritetin territorial të shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së për mos shkelje të kufijve dhe mospërdorim të forcës për të arritur përfitime politike.

Kështu i ka replikuar kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ambasadorit rus në OKB.

Bujar Osmani, në rolin e kryesuesit të OSBE dje u është drejtuar liderëve botërorë në mbledhjen Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Kryesimi me Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga ky muaj është në duart e Zvicrës, e cila e ka ftuar Osmanin që t’i prezantojë prioritetet e kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe bashkëpunimit ndërmjet OSBE-së dhe OKB-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles