9 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Ja kur do të mësohet se sa qytetarë kanë imunitet nga COVID-19 

Rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik lidhur me testimin e qytetarëve përmes përzgjedhjes së rastësishme do të mësohen nga mesi i muajit të ardhshëm, shkruan Alsat.

Deri tani janë testuar 800 persona, vetëm në kryeqytet, ndërsa janë paraparë të testohen 1 mijë.

Ndërkohë testimi i nxënësve ka vazhduar sot në disa Shkolla të Butelit, Cairit dhe Kisella Vodës. Sot janë testuar 500 nxënës, ndërsa nesër është paraparë testimi i nxënësve edhe nëpër shkolla të tjera të komunave të ndryshme.

“Sa i përket testimeve që ekipet tona i kanë bërë, për ekipin që ishte me mua mund të them se rreth 2-3 % e testimeve të sotme rezultuan pozitive ndaj virusit korona. Nxënësit testohen me teste të shpejta antigjen. Ata janë teste që qytetarët testohen edhe vetë në shtëpi, teste të sigurta të shpejta dhe për këtë gjë nuk duhet që prindërit apo kujdestarët e fëmijëve të mos brengosen për mënyrën e testimit. Është metodë e thjeshtë, dhe nuk duhet të mendojnë se diçka ju ndodh fëmijëve”, tha Denis Jankullovski, Qendra për Shëndet Publik.Skrining-u i nxënësve realizohet pasi raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik tregoi se për 60% ishte rritur numri moshave shkollore të cilët kishin rezultuar pozitiv ndaj Kovid19. Deri më tash pëlqim për testim kanë dhënë rreth 5000 prindër.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles