28 C
Struga
Friday, June 21, 2024
spot_img

Italia paguan faturën e shtetasve të saj që ikën pa paguar nga restoranti në Shqipëri

Në një video që u bë virale në mediat në Shqipëri shihën katër turistë italianë që ikin pa paguar nga një restorant pas darkës.

Darka e tyre në qytetin e Beratit bëri bujë në Itali.

Lajmet nxitën kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ta ngrehte çështjen me homologen italiane, Giorgia Meloni, kur ajo vizitoi vendin, shkroi BBC.

Ajo u përgjigj duke i thënë ambasadorit të saj: “Shko paguaje faturën për këta idiotë”, i ka thënë ai gazetës La Stampa, përcjell albinfo.ch.

Ambasada e Italisë në Shqipëri ka konfirmuar se ka paguar faturën, që raportohet të jetë diku rreth 80 euro, në emër të qytetarëve të saj.

“Italianët respektojnë rregullat dhe paguajnë borxhet e tyre dhe ne shpresojmë se episodet e tilla të mos ndodhin më”, ka thënë ajo, shkruan BBC.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles