22 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Italia ndalon ngjarjet për Vitin e Ri, shkak përhapja e variantit Omicron

Italia ka shtrënguar masat anti-Covid për të frenuar infeksionet në rritje të COVID-19, duke përfshirë ndalimin e të gjitha festimeve publike të Vitit të Ri, pasi infeksionet ditore arritën një rekord të lartë, tha qeveria të enjten.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza tha se mbajtja e maskave do të ishte përsëri e detyrueshme jashtë dhe urdhëroi njerëzit të përdorin maskat më mbrojtëse të fytyrës Ffp2 në transportin publik dhe në vende publike, si teatro, kinema dhe në ngjarje sportive.

Përveç kësaj, koncertet dhe ngjarjet në vend të hapur do të ndalohen deri më 31 janar, dhe diskotekat dhe klubet e kërcimit do të duhet të mbyllin dyert e tyre deri në atë datë, në një përpjekje për të parandaluar shoqërimin masiv gjatë periudhës së festave.

Njoftimi erdhi në ditën kur Italia regjistroi një rekord prej 44,595 mijë raste të reja të koronavirusit – një rritje prej më shumë se 70% në vetëm një javë, me variantin infektiv Omicron që filloi të shpërthejë në të gjithë vendin.

Vdekjet gjithashtu kanë filluar të rriten, vetë të enjten 168 persona ndërruan jetë, numri më i madh që nga maji, por ato mbeten shumë nën normat e vërejtura gjatë rritjeve të mëparshme të infeksionit falë kryesisht numrit të madh të njerëzve të vaksinuar në Itali.

Speranza tha se pothuajse 89% e italianëve ishin vaksinuar, por qeveria dëshironte të përshpejtonte dhënien e vaksinave të treta përforcuese, që shihen si mburoja më efektive kundër variantit Omicron që po përfshin Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria do të shkurtojë kohën e pritjes për një përforcues pas vaksinimeve të dyta në katër muaj nga pesë.

Për më tepër, ministrat ranë dakord të zvogëlojnë vlefshmërinë e certifikatave shëndetësore COVID-19, të cilat nevojiten për të hyrë në një sërë vendesh dhe shërbimesh, në njohjen e faktit se efektiviteti i vaksinës zbehet me kalimin e kohës.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles