6.5 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

ISHP Maqedoni publikon raportin javor: Javën e kaluar 3.511 persona janë shëruar nga COVID-19, 44 persona humbën jetën

Instituti për Shëndet Publik njofton se nga 28.02.2022 deri më 06.03.2022 janë regjistruar 2.504 raste të reja në 34 qytete të Maqedonisë, që është ulje për 32.3% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas raportit javor të ISHP-së, gjatë kësaj periudhe janë testuar 17.416 materiale laboratorike që është për 9.4% më pak se java e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 1.418 raste ose 56.6% nga totali i rasteve për këtë javë. Sa i përket moshës, mosha më e prekur është ajo mbi 60 vjet me 28.2%, ndërsa më pak të prekur janë fëmijët me moshë nga 0 – 9 vjet.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3.511 persona dhe 44 të tjerë kanë humbur jetën, që është për 35.3% më pak se java e kaluar.

Kujtojmë se në Maqedoni deri 05.03.2022 janë vaksinuar 871.082 persona me të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 850.803 persona, kurse dozën e tretë e kanë pranuar 144.391 persona.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles