4.8 C
Struga
Friday, April 26, 2024
spot_img

ISHP: Bie numri i infektimeve të reja me Covid-19

Sipas analizës javore të ISHP-së, javën e shkuar janë regjistruar 40 riinfektime kurse 68 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin. Për momentin janë të hospitalizuar 461 pacientë. 39% e popullatës së përgjithshme ka marrë dy doza të vaksinës anti-covid.

Vala e katërt e epidemisë së COVID-19 po e humb fuqinë – tregojnë të dhënat e analizës së ISHP-së, sipas së cilit shifrat e të sëmurve dhe rasteve pozitive shënojnë rënie.

Gjatë periudhës nga 29 Nëntori deri më 5 Dhjetor janë regjistruar 2.275 infektime të reja në 25 qytete që për 17% është më pak se një javë më parë. Numër më të madh të rrasteve të reja janë shënuar në Shkup, kurse incidenca më e lartë është regjistruar në Berovë – 324 të prekur në 100 mijë banorë.

Sërish më të prekurit janë qytetarët mbi 60 vjeç dhe në këtë kategori ka 521 infektime të reja ose 22.9% nga numri I përgjithshëm I rasteve të regjistruara javën e kaluar.

Sipas ISHP-së, gjatë periudhës nga 29 Nëntori deri më 05 Dhjetor janë paraqitur 40 riinfektime apo 9.1% më pak se java paraprake.

Sipas raporteve nga spitalet, momentalisht janë të hospitalizuar 461 pacientë, 4.1% më shumë se javën e shkuar. 228 prej tyre janë me oksigjeno-terapi dhe 13 në ventilim mekanik.

Javën e kaluar si pasojë e komplikimeve nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 68 pacientë. Pjesa më e madhe e tyre apo 27 janë nga Shkupi dhe të moshës mbi 60 vjeç.

Nga fillimi I epidemisë, sipas ISHP-së, në mesin e mbi 7.600 viktimave janë edhe 7 gra shtatzëna dhe 36 punonjës të shëndetësisë.

Procesi I vaksinimit zhvillohet me ritëm të ngadalësuar. Deri tani 845.282 persona janë vaksinuar, së paku me një dozë të vaksinës, kurse me dy doza – 806.135 qytetarë apo 39% e popullatës së përgjithshme në vend. Dozën e tretë e kanë marrë 79.013 qytetarë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles