20 C
Struga
Sunday, April 28, 2024
spot_img

Inter Majemi fiton trofeun e parë

Vetëm një muaj pasi ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lionel Mesi e ka udhëhequr skuadrën e Inter Majemit drejt të parit trofe në historinë e saj, që ishte ndërkohë i 44-ti në karrierën e pasur të kampionit të botës dhe 7 herë fituesit të Topit të artë. Inter Majemi ka fituar të dielën trofeun e edicionit të parë të Kupës së Ligave, veprimtarisë më të re rajonale të zonës së Amerikës së Veriut, asaj Qendrore dhe Karaibeve, që njihet ndryshe si “CONCACAF”.

Skuadra e argjentinasit triumfoi në finale ndaj Neshvillit, ndonëse duhet theksuar se për të siguruar trofeun, Inter Majemit, iu desh të priste deri në goditjen e 11-të të 11-metërshve. Ishte Mesi që e kaloi skuadrën e tij në epërsi në minutën e 23-të, me golin e tij në 10-të në 7 ndeshje për skuadrën amerikane, e cila, para ardhjes së argjentinasit, nuk e njihte fitoren në 11 ndeshjet e fundit radhazi.

Por në minutën e 57-të, Neshvilli barazon shifrat falë një autogoli të skuadrës së Majemit dhe gjysmëora e mbetur nuk ndo të sjellë gola të tjerë, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet goditjeve nga pika e bardhë. Aty ku nuk kanë munguar drithërimat, teksa Leal humbi goditjen e dytë për Neshvillin, por portieri i tij, Paniko, priti goditjen e 5-të, të ekzekutuar nga Uloa, duke bërë që gjithçka t’u drejtohet goditjeve shtesë, që kanë kërkuar edhe kontributin e portierëve.

Dhe në të 11-tën, Kalendër e realizon goditjen e tij, duke vijuar më pas të presë atë të homologut Paniko dhe duke i dhënë trofeun e parë skuadrës së tij. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles