8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Hyrja e RMV-së në BE, interes strategjik edhe për SHBA 

Ambasadorja amerikane në Shkup, Kejt Meri Bërns në ClickPlus në TV21 tha se hyrja e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian paraqet interes strategjik për vetë vendin, Bashkimin Evropian, por edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bërns tha se vlerëson se në bashkësinë ndërkombëtare tashmë ka unitet për këtë qëndrim.

“SHBA kanë qenë shumë të qartë që nga fillimi. Ne mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Edhe pse nuk jemi anëtare të BE-së, besojmë se është një interes strategjik i Maqedonisë së Veriut, rajonit, BE-së dhe madje edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne kemi thënë vazhdimisht dhe qartë se duam që anëtarësimi në BE të ecë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Mendoj se shohim unitet dhe vendosmëri në komunitetin ndërkombëtar, midis partnerëve amerikanë dhe evropianë, dhe në komunitetin perëndimor në tërësi, për rëndësinë e vazhdimësisë”, deklaroi Bërns për TV21.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles