9.7 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Hovenier: Kosova të zbatojë marrëveshjen e Ohrit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarët në Prishtinë ka theksuar se kërkesat që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë për Qeverinë e Kosovës nuk kanë të bëjnë aspak me presion. Sipas tij, Kosova, megjithatë, nuk do të mund t’i vazhdojë proceset integruese pa bërë përparim në dialogun me Serbinë.

“Kosova nuk do të mund të bëhet anëtare e BE-së; Kosova nuk do të jetë në gjendje të tejkalojë Partneritetin për Paqe për t’u bërë anëtare e NATO-s, dy synimet themelore që SHBA-ja pret që ajo t’i realizojë, pa bërë përparim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka deklaruar Hovenier.

Hovenier, ka theksuar se kërkesat nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë janë legjitime, duke marrë parasysh mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë shtetit të Kosovës dhe se një nga synimet më të mëdha strategjike është që Kosova të zërë vendin e saj në strukturat evropiane dhe euroatlantike”.

“Si ambasador i Amerikës në Kosovë, jam shumë rehat me atë që po kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë, atë që po kërkojmë nga populli i Kosovës. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe shpresoj se është shumë e qartë: SHBA-ja ka një përkushtim të fortë afatgjatë ndaj popullit të Kosovës. Prandaj, kërkojmë nga Kosova që tash për tash të zbatojë marrëveshjen e Ohrit. Të lëvizë shpejt, qëllimisht, për të çuar përpara negociatat për të krijuar një Asociacion të komunave me shumicë serbe”, ”, ka thënë ambasadori i SHBA-së.

Ambasadori i SHBA-së, Jeffery Hovenier, pret që serbët që jetojnë në veri të marrin pjesë në zgjedhje që pritet të mbahen në këtë pjesë të vendit, për çka edhe kanë nisur procedurat e shkarkimit të kryetarëve aktual. Ai gjatë takimit me gazetarë në ambasadë, ka theksuar se Kosova është zotuar se do të përmbushë marrëveshjen për shtensionim të në veri.

“Jemi të shqetësuar sa i përket situatës në veri të Kosovës dhe i kemi kërkuar Qeverisë të marrë masa. I kemi kërkuar edhe Qeverisë së Serbisë të marrë masa për të arritur shtensionim në veri të Kosovës. Ne duam të shmangim trazira, kërcënime të dhunës, dhe gjëra të tjera të cilat pengojnë aftësinë tonë për të punuar me palët për t’u fokusuar në objektivat strategjike, që është zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, nga të dyja palët”, ka theksuar ai.

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në takim me gazetarë, ka deklaruar se vendi i tij nuk e përkrah idenë e ripërcaktimit të kufijve kombëtar në rajonin e Ballkanit dhe sipas tij, çdo përpjekje për ta bërë një gjë të tillë do të ishte kundërproduktive dhe destabilizuese.

Sipas tij, SHBA-ja e përkrah integritetin territorial të çdo shteti në Ballkanin Perëndimor. “SHBA-ja mbështet fuqishëm aspiratat drejt BE-së si dhe integritetin territorial të çdo shteti në Ballkan, përfshirë Kosovën”, ka theksuar ai.

Sipas tij, vendet e rajonit duhet të përqendrohen në përmbushjen e kritereve të nevojshme në rrugën evropiane duke intensifikuar pajtimin rajonal si dhe raportet e mira fqinjësore. Ai mes tjerash theksoi se SHBA nuk e mbështet as “Shqipërinë e Madhe” dhe as “Serbinë e Madhe”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles