30 C
Struga
Wednesday, June 19, 2024
spot_img

Holanda e Danimarka miratojnë avionët F-16 për Ukrainën

Holanda dhe Danimarka do t’i ofrojnë Ukrainës avionët luftarakë, F-16. Njoftimin e bënë të ditur kryeministrat e të dy vendeve në një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenski. Nga Danimarka do të dërgohen 19 avionë të tipit F-16, të parët që me ndërrimin e viteve, tha kryeministrja daneze, Mette Frederiksen në një konferencë shtypi me Zelenskin në bazën ushtarake, Skrydstrup. Plani aktual parashikon dërgimin e 8 avionëve vitin e ardhshëm dhe 5 të tjerëve një vit më pas.

“Jam shumë mirënjohës”, tha Zelenski pas deklaratës së Frederiksen. 19 avionë të tipit F-16 janë një ndihmë efektive. Presidenti ukrainas nuk përmendi për arsye sigurie, se sa pilotë ukrainas do të trajnohen në Danimarkë dhe më vonë në Rumani. Ishte kryeministrja daneze, Frederiksen që tha, se janë”më shumë se 70″ pjesëtarë të ushtrisë ukrainase ndërkohë në Danimarkë dhe po përgatiten për trajnim.

“F-16 do të sjellë rezultate të reja

“F-16 do t’i sjellë luftëtarëve dhe qytetarëve besim të ri dhe motivim”, bëri të ditur Zelenski në X (ish-twitter). “Ata do të sjellin rezultate të reja për Ukrainën dhe pjesën tjetër të Europës”, tha Zelenski pas takimit me Frederiksen. Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes në Danimarkë thuhet se miratohet dërgimi i avionëve F-16 në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe partnerë të tjerë, kur të plotësohen kushtet për transferimin e tyre.

Kryeministri holandez nuk jep shumë të dhëna

Më parë presidenti Zelenski kishte siguruar miratimin e Holandës për avionë të tjerë luftarakë amerikanë të tipit F-16. Holanda nuk është shprehur konkretisht për kohën e dërgimit apo numrin e avionëve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrotjes, Holanda zotëron 42 avionë të tipit F-16, nga të cilët vetëm 24 janë të gatshëm pë përdorim.

Kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim me presidentin, Zelenski në një bazë ushtarake në Eindhoven tha vetëm, se furnizimi do të bëhet shpejt. Avionët do të dorëzohen “sapo të jenë përmbushur kriteret për një dërgesë të tillë”. Rutte bëri fjalë për një angazhim afatgjatë të Holandës. “Ne duam që ata (F-16) të jenë sa më shpejt të jetë e mundur në aktivitet dhe të gatshëm për përdorim. Jo muajin e ardhshëm, kjo është e pamundur, por të shpresojmë shumë shpejt pas kësaj.

Zelenski e cilësoi vendimin “absolutisht historik, të fuqishëm dhe frymëzues për ne”. Sipas Zelenskit Holanda do të ofrojë 43 avionë F-16.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles