10.5 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Helmimi i 41 turistëve polakë, Balla: Policia e Shtetit dhe Prokuroria po hetojnë për shkaqet dhe personat përgjegjës

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e helmimit të 41 turistëve polakë dhe identifikimin e personave përgjegjës.

Në një postim në Facebook, Balla falënderon edhe ekipet mjekësore në Spitalin e Vlorës dhe atë Memorial të Fierit, të cilët i erdhën në ndihmë turistëve.

Mirënjohje ekipeve mjekësore të Urgjencës së Spitalit Vlorë dhe Spitalit Memorial Fier për ofrimin e ndihmës mjekësore në kohë rekord, për turistët polakë, të cilët sot kanë dalë nga të dy spitalet në gjendje të mirë shëndetësore. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë dhe AKU po hetojnë për identifikimin e burimit të infeksionet dhe personat përgjegjës”, shkruan Balla.

Turistët, 20 prej të cilëve fëmijë, u paraqitën mbrëmjen e djeshme në spital me çrregullime gastrointestinale.

Ata udhëtuan nga Shkodra drejt Vlorës, ku morën edhe anijen turistike për në Sazan, ndërsa dyshohet se janë helmuar për shkak të ushqimeve të konsumuara në këtë anije. Fatmirësisht ata ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa kanë lënë ambientet e spitalit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Vlorë ka gjobitur me 6 milionë lekë anijen turistike, ndërsa janë marrë edhe mostrat e ushqimit për të përcaktuar shkaqet e helmimit të tyre.

/rtsh.al/

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles