12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Hapja e negociatave me BE-në, Pisonero: RMV dhe Shqipëria i plotësojnë kushtet për negociata

Komisioni Evropian pohon se Bullgaria dhe Maqedonia duhet të gjejnë një “zgjidhje të pranueshme reciprokisht” për mosmarrëveshjen, por nuk pranoi të komentojë mbi kushtet dypalëshe në procesin e BE-së. Zëdhënësja e KE-së, Anna Pisonero, ripërsëriti qëndrimin e Komisionit Europian se Maqedonia dhe Shqipëria i kanë plotësuar kushtet për fillimin e negociatave të anëtarësimit, por që hapat e ardhshëm janë në duart e Këshillit.

Pisonero shtoi se KE vazhdon të inkurajojë Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme për tejkalimin e kontestit dhe hapjen sa më të shpejtë të negociatave dhe shtoi se kushtet e pranimit të anëtareve të reja nuk kanë ndryshuar, ato mbeten të njëjta.

Heqja e veto-s, Pisonero: Zgjidhje e pranueshme për të dyja palët

“Kushtet për anëtarësim në BE nuk kanë ndryshuar. Për t’i filluar negociatat e anëtarësimit, vendet anëtare duhet të miratojnë kuadrin e negociatave. Komisioni ka paraqitur propozimin e tij në Këshill pak kohë më parë. Diskutimet janë në Këshill dhe ne vazhdojmë t’i inkurajojmë Maqedoninë dhe Bullgarinë që të arrijnë një zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet ekzistuese dypalëshe, në mënyrë që procesi të çojë përpara. Nga këndvështrimi ynë, situata është shumë e qartë: Maqedonia dhe Shqipëria meritojnë të ecin përpara dhe shpresojmë në këtë hap sa më shpejt të jetë e mundur.”, tha Pisonero.

Derisa Bullgaria kundërshton kornizën negociuese të propozuar nga ana e Komisionit Evropian, që do të nënkuptonte bllokim të sërishëm fillimit të negociatave për RMV-në edhe në qershor, ndërsa Shqipëria kërkon shkëputje nga Maqedonia, Pisonero përsëriti se qëndrimi i Komisionit Evropian është se të dy vendet e meritojnë fillimin e negociatave. Nga Komisioni Evropian nuk e komentuan vizitën e delegacionit bullgar në qendrën e kontestuar në Manastir.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles