17.5 C
Struga
Tuesday, May 24, 2022
spot_img

Grupet e punës të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i vendosën bazat për punë dhe i përcaktuan afatet për realizimin e prioriteteve

Në drejtim të thellimit të bashkëpunimit dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sot, në korniza të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Sofje, u mbajtën mbledhje të ndara të grupeve të punës të përcaktuara gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Petkov në Shkup, njoftojnë nga shtypi i Qeverisë së RMV-së.

“Grupi i punës që përfshin bashkëpunimin në ekonomisë, energjetikë, financave, inovacioneve dhe zhvillimit, investimeve dhe bujqësisë e dakordoi dinamikën e ardhshme të punës, si dhe bazën e përbashkët për shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave për intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në këto fusha.

Grupi i dytë i punës që i përfshin fushat për transport dhe lidhje, infrastrukturë, vetëqeverisje lokale dhe bashkëpunim ndërkufitar, si dhe bashkëpunim në fushën e informatikës dhe komunikimeve, janë vendosur përcaktimet për punët në Korridorin 8, si dhe ndërlidhje me drejtimet e tjera rrugore në kufirin mes dy vendeve”, thonë nga atje.

Ky grup i punës, thonë nga Qeveria, për prioritet e vuri vendosjen e linjës ajrore Sofje-Shkup, si dhe angazhimin që sa më shpejtë në mënyrë të dukshme të ulet çmimi i roamingut mes dy vendeve.

“Për integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe sundimin e mirë në grupin e tretë të punës janë vendosur bazën për mbështetje dhe bashkëpunim të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të nismave në projektet e përfshira me strategjinë “Marrëveshje e gjelbër” të BE-së.

Grupi i katërt i punës i cili në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, si dhe të rinjtë dhe sportin, vendosi si detyrë të ndërmerren hapa nga të dyja planet për përpilimin e programit gjithëpërfshirës për bashkëpunim në këto fusha”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Sot takim mbajtën edhe bashkë-kryesuesit e Komisionit të Ekspertëve të Përzier Multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore dhe e përcaktuan kalendarin dhe dinamikën e takimeve për vitin 2022.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles