7.2 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Grubi – Wettington: Vendi ka nevojë për qëndrueshmëri në politikë

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim anëtarin e Bordit të Drejtorëve të Institutit Republikan Ndërkombëtar  (IRI), z. Olin Wettington.

Grubi dhe Wettington gjatë këtij takimi kanë diskutuar për situatën politike në vend, me theks të veçantë zgjedhjet lokale të muajit Tetor dhe periudhën pas përfundimit të tyre.

Grubi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për stabilitet, qëndrueshmëri, parashikueshmëri, ndersa dorëheqja e
kryeministrit Zaev është e përshpejtuar.

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi para anëtarit të Bordit të Drejtorëve të Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI), z. Olin
Wettington theksoi se vendit i duhet qëndrueshmëri në politika përballë krizës energjetike që pritet të prekë jo vetëm Maqedoninë e Veriut por gjithë Europën, krizës shëndetësore dhe duke mos harruar vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë, por edhe zbatimin me përpikmëri të Marrëveshjes së Prespës.

Në fund të këtij takimi, Grubi ka falënderuar IRI-n amerikan që vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të zhvillimit dhe integrimit në Bashkimin Europian.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles