18 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Grubi takon deputetët Petry e Mijatović: Gjermania mbështet procesin e integrimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur sot në takim deputetët z. Christian Petry nga (SPD), z. Boris Mijatović nga (Die Grünen) si dhe drejtorin e FES në Shkup, z. Rene Schlee.

Kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e këtij problemi ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe deputetëve gjerman, Petry e Mijatović.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth gatishmërisë së palëve për një kompromis dinjitoz mes dy vendeve.

Shkupi dhe Sofja po zhvillojnë dialog konstruktiv përmes grupeve të punës për të arritur kompromis që nuk do të cenonte asnjërën palë dhe që do të mundësonte hapin e pritur që vendi të merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në.
Integrimi në Bashkimin Europian dhe rruga plot sfida e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjithashtu ishte pjesë e diskutimit në këtë takim.
Deputetët gjerman theksuan mbështetjen e pa rezervë që shteti gjerman jep në këtë drejtim, ndërsa Zëvendëskryeministri i parë Grubi është shprehur mirënjohës ndaj Gjermanisë që në marrëveshjen e koalicionit të ri qeveritar në Berlin është përfshirë dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, me theks të veçantë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.

Në këtë takim, Grubi ka falënderuar deputetët gjerman për përkrahjen e madhe që Gjermania i jep vendit tonë në rrugëtimin europian.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles