10 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Grubi priti në takim futbollistin Jasir Asani: Uroj kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit për kombëtaren tonë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim futbollistin e Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin.

Përmes disa fotografive të shpërndara në faqen e tij zyrtare në Facebook, Grubi shkruan se Asani ka pasur paraqitje të shkëlqyera në kombëtaren shqiptare.

Grubi ndër të tjera ka uruar që Shqipëria të arrijë në kualifikim në Kampionatin Europian të Futbollit.

Statusi i plotë:

Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në zyrën time futbollistin tonë, pjesë të Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asanin.

E përgëzova Jasirin për dy paraqitjet e shkëlqyeshme në fitoret e kombëtare sonë, për golin spektakolar të shënuar kundër Moldavisë dhe e inkurajova të vazhdojë punën e shkëlqyeshme në drejtim të avancimit të tij profesional në karrierë.

Ne do të vazhdojmë ta mbështesim në çdo hap të karrierës së tij, duke uruar që bashkë me shokët e kombëtares të arrijnë kualifikimin në Kampionatin Europian të Futbollit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles