4.8 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Grubi pret në takim Majlinda Bregun: Bashkëbiseduam mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal

Zëvendëskryeministri i Parë në RMV, Artan Grubi sot ka zhvilluar takim me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu. Grubi nëpërmjet profilit të tij në Facebook njoftoi se në këtë takim është biseduar mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, transmeton TetovaSot.

“Proceset jetike për të ardhmen e sigurtë, progresive dhe europiane të rajonit kanë gjithmonë në dispozicion përkrahjen dhe ndërmjetësimin konstruktiv të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, gjë për të cilën i shpreha mirënjohjen time znj. Majlinda Bregu, Sekretares së përgjithshme të kësaj organizate të rëndësishme.

Bashkëbiseduam mbi nevojën imediate të zgjidhjes së të gjitha kontesteve bilaterale për të ruajtur stabilitetin rajonal, me theks të veçantë epilogun e suksesshëm të dialogut tonë me Bullgarinë fqinje, për projektet si: Korridori 8, Rruga e Arbërit, autostrada Shkup – Bllacë – Prishtinë, rruga Tetovë – Prizren, One Stop Shop vendkalimet e përbashkëta kufitare etj., që determinojnë një dimension më efikas të bashkëpunimit ekonomik, një rajon pa kufinj dhe me qëllime të njejta progresive” ka shkruar Grubi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles