11.4 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Grubi: Nga pesë zotimet kryesore, të gjitha i kemi realizuar

“Të gjitha të arriturat i kemi bërë duke qenë bashkë. Kur jemi bashkë nuk ka fuqi që mund të na ndalë. Duke i lecuar zotimet, i kishim pesë kryesore, nga ato të gjitha i kemi realizuar. Njëra ishte, postet kyçe, e dyta ishte kryeministër shqiptar, Zaevi e tha se jemi marrë vesh që ky shtet ta ketë kryeministrin shqiptar me marrëveshjen BDI-LSDM”, kështu tha në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi në takimi informativ “Bashkë për Europë” të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Gostivar.

“Më bëhet qejfi që shihemi, jo në fushatë por në mes të mandatit. Më mirë bëjmë vetëm kur jemi bashkë. Kur jemi bashkë nuk ka punë që nuk, mund ta realizojmë. Duke qenë bashkë e arritëm marrëveshjen e Ohrit, flamurin, gjuhën, përfaqësimin dinjitoz, tre universitete. Të gjitha të arriturat i kemi bërë duke qenë bashkë. Kur jemi bashkë nuk ka fuqi që mund të na ndalë. I lexoja zotimet, i kishim pesë kryesore, nga ato të gjitha i kemi realizuar. Njëra ishte, postet kyçe, e dyta ishte kryeministër shqiptar, Zaevi e tha se jemi marrë vesh që ku shtet ta ketë kryeministrin shqiptar me marrëveshjen BDI-LSDM. E treta ishte zëvendëskryeministër të parë, ja ku jam. Kjo do të thotë se është zëvendës i parë i kryeministrit. Tjetra ishte konsensusi. Nuk ka vendim që nuk është sjellë me konsensus. Tregomani një vendim që nuk është lexuar nga ne, s’ka vendime anti-shqiptare. Nuk kemi munguar në asnjë seancë. E pesta ishte institucion me nënshkrim të lidhur. Por rezultoi që nuk ka nevojë, sepse tashmë ato institucione i udhëheqim ne. Më e avancuara marrëveshje ishte ajo e jona që nga viti 2002. Morëm drejtimin e institucioneve. Duke parë kompetencat, u rreshtuam ta realizojmë programin. Ka mbetur vetëm kufiri Llojan-Miratoc, i cili brenda javëve do ta tejkalojmë”, tha Grubi.

Lajm i jashtëzakonshëm, shtoi ai, nuk e kishim në program, por duke parë mundësitë se çfarë mund të bëjmë me këto djem e vajza dhe nënshkruam memorandumin për të ndërtuar Korridorin 8.

“Kjo nënkupton rrënimin dhe rindërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar. Vazhdon autostrada Gostivar-Kërçovë, dhe bashkëngjitet me autostradën Kërçovë-Ohër. Ne do kemi lidhje nga Shkupi drejtë Shqipërisë. Autostradë e re nga Struga në Ohër. Ta ndryshojmë edhe vendkalimin kufitarë, por do e zbresim në Ladorishtë, që i bije shkurtesë prej 20 kilometrash. Këtë gjë e kishim ëndërruar por nuk kishim guxim ta bëjmë”, theksoi zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles