15 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Grubi: Miratuam vendime të rëndësishme për realizimin e dy projekteve të mëdha infrastrukturore

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi ka njoftuar opinionin e gjerë për miratimin e dy vendimeve të rëndësishme. Lexoni më poshtë:

Sot miratuam vendime shumë të rëndësishme për realizimin e dy projekteve dhe premtimeve të mëdha të infrastrukturës rrugore, 10 kilometrat e autostradës A4 Bllacë – Shkup si dhe të Qarkores në autostradën e Tetovës, edhe atë:

– sigurimin e mjeteve për ndërtimin e autostradës A4, zona përgjatë kalimit kufitar Bllacë (Krahu Stenkovec). Gjithë projekti do të realizohet në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe

– përpunimin e mëtejshëm të dokumentacionit projektues për ndërtimin e Qarkores në Tetovës përmes krahut nga fshati Trebosh deri në fshatin Neproshten.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles