6 C
Struga
Sunday, May 5, 2024
spot_img

Grubi: Me përulësi kujtojmë sakrificën e familjes së komandatit legjendar Adem Jashari

Në 25 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në një status përkujtimor ka shprehur respekt dhe mirënjohje ndaj sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.

Grubi ndër të tjera shkruan se Liria ka emër, ndaj duhet përkujtuar gjithmonë më përulësi ata që sakrifikuan gjithçka për atdhedashuri.

Statusi i plotë:

Historia nuk njeh shembull të dytë të sakrificës së një familje të tërë për komb si ajo e familjes Jashari për shqiptari.

Përulësia e secilit nga ne ndaj kësaj sakrifice, për të cilën po shkruhen libra e do të flet historia, duhet të na përkujtojë çdo ditë të lume që LIRIA KA EMËR!

Lavdi krenarisë kombëtare, familjes Jashari, lavdi dëshmorëve të kombit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles