9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Grubi – Linhart: Maqedonia e Veriut meriton hapjen e negociatave me BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dheMarrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot realizoi takim meministrin federal për Çështje Europiane dhe Ndërkombëtare të Republikëssë Austrisë, Michael Linhart.Të dy bashkëbiseduesit konstatuan se marrëdhëniet dypalëshe janë tëshkëlqyeshme në të gjitha sferat dhe se në këtë frymë do të vazhdojnëedhe në të ardhmen.Zëvendëskryeministri i parë Grubi e njoftoi ministrin austriak Linhartpër situatën politike në vend, reformat që po ndërmerr Qeveria nërrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Europian, reformat në sistemingjyqësor, administratë dhë në sfera tjera.Grubi gjatë këtij takimi pohoi se vendit i nevojitet një Qeveri stabile,pro europiane që do të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës,marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe do të realizojprojektet kapitale që do të ndikojnë në përmirësimin e standarditjetësor.Zëvendëskryeministri i parë Grubi i tha z. Linhart se shpreson seMaqedonia e Veriut do të arrijë marrëveshje me Bullgarinë dhe me 14dhjetor në Samitin e Komisionit Europian do të marrë datë për fillimin enegociatave.Grubi gjithashtu falënderoi ministrin federal për Çështje Europiane dheNdërkombëtare të Republikës së Austrisë, Michael Linhart për mbështetjenqë në vazhdimësi Austria ia jep Republikës së Maqedonisë së Veriut përintegrimin e vendit dhe në zbatimin e reformave të brendshme.Ndërkaq, ministri austriak Linhart konfirmoi mbështetjen e vendit të tijpër fillimin e negociatave të RMV-së me Bashkimin Europian dukenënvizuar se integrimi i Ballkanit perëndimor në familjen europianeështë më se i nevojshëm sepse në fakt ky rajon i takon Europës.z. Linhart theksoi se Austria do të vazhdojë të mbetet e angazhuar që samë parë Maqedonia e Veriut të fillojë bisedimet jo vetëm për faktin qëky rajon do të paraqet pasuri ekonomike për BE-në por edhe nga fakti seështë pjesë e rëndësishme për një Europë edhe më të fuqishme.Në fund të këtij takimi zëvendëskryeministri i parë z. Grubi dhe dheministri austriak Linhart theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Austriakanë bashkëpunim të mirë edhe në sferën e ekonomisë, me ç’rast dhjetërakompani me kapital austriak veç më funksionojnë në Republikën eMaqedonisë së Veriut që është indikacion i qartë për thellimin e këtijbashkëpunimi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles