6.3 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Grubi: Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Presidencë, Qeveri dhe Kuvend!

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi me rastin e 22 Nëntorin- Ditës së Alfabetit, tha se gjuha shqipe gjen zbatim në shumicën e institucioneve shtetërore.

“Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Presidencë, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare edhe në Qeveri, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare edhe në Kuvend, në të gjithë komunat në veri-perëndimin e vendit dhe përdoret nga të gjitha institucionet e shtetit, përfshi tashmë edhe gjykatat dhe Prokurorinë”, tha mes tjerash Grubi.

Një pjesë të fajin në lidhje me mos-zbatimin e Ligjit për Gjuhët, Grubi ia hodhi procedurës për certifikim të inspektorëve pranë Inspektoratit për Zbatim të Gjuhëve.

“Për të ndërtuar, apo për të promovuar një inspektor të vetëm duhen trajnime 12 mujore në përputhje me ligjin, dhe vlerësoj që mos gabohem, brenda dy muajve të ardhshëm inspektorët e parë në kuadër të Inspektoratit të Gjuhëve do të pajisen me licenca dhe do të fillojnë me veprimin e tyre në terren”, tha Grubi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles