5 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

Grubi: Fronti europian na faktorizon edhe më shumë si shqiptarë, bashkë do të kemi mbi 30 deputetë në Kuvend

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në një prononcim të drejtpërdrejtë në televizonin T7 u pyet se më kë mund të bëj BDI koalicion nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Grubi tha se iniciativa për Frontin për Europian mbetet e hapur për çdo parti që ka prirje pro-BE dhe se ashtu blloku shqiptar do të kishte edhe më shumë sukses.

“BDI e ka nisur një iniciative për Frontin Europian dhe si e tillë mbetet derë e hapur për secilën parti që ka frymë pro-BE të bashkohet dhe të jemi bashkë në këtë rrugëtim. Me këtë nismë do të kemi mbi 30 deputetë, që i bie se do të sigurohej një e katërta e përberjes në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Grubi.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles