7 C
Struga
Tuesday, March 19, 2024
spot_img

Gripi rrit infektimet me virusin korona, 214 raste aktive

Në kohën e virozëve stinore, është shënuar një rritje e lehtë e infeksioneve me virusin korona. Kur gjithë menduan se pandemia u mbyll, si rrethanë rënduese ndikon moti i ftohtë me grip që në javën e fundit të regjistrohen më shumë të prekur me llojin Omicrone. Nga Qendra për shëndet publik në Shkup, thonë se shifrat nuk janë shqetësuese për momentin, por kujdesi i qytetarëve duhet të jetë i shtuar, nga që edhe simptomat e para janë të ngjashme sikurse të gripit ashtu edhe të virusit korona.

“Sigurisht që rënia e imunitetit mund të rezultojë edhe me rritjen e rasteve të reja pozitive, ne deri më tani nuk e kemi vërejtur shumë, por gjithsesi mbetet përgjegjësi edhe ndaj gripit sezonal edhe ndaj sëmundjes covid-19, me masat që janë përmendur, përsëri dua të apeloj që njerëzit duhen të kenë kujdes me grumbullimet në hapësira të mbyllura më shumë persona. Ata që shfaqin shenja si teshtije kollitje, temperaturë të ruhen sepse mund të bëhet fjalë edhe për kovid edhe për grip sezonal si dhe ftohje”, deklaroi Besim Zeqiri, Drejtor i QSHP Shkup.

Nga raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë thonë se javën që lamë pas kishte rritje të rasteve pozitive për 14,8%, ose nga 3.281 teste të bëra, janë regjistruar 196 raste të reja të KOVID-19. Nga ky dikaster njoftojnë se sipas grup moshave më të prekurit janë mbi 60 vjet dhe me sëmundje kronike.

“Shkup – 127, Prilep – 21, Ohër – 10, Manastir – 8, Shtip – 5, Kavadar dhe Koçan – 4, Negotinë – 3, Kumanovë, Strumicë dhe Kërçova – 2, Tetova, Veles, Gostivari, Struga, Gjevgjeli dhe Dibër nga 1”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Deri më tani në vendin tonë janë bërë mbi 2.18 milion testime anti-kovid. Numri i personave të shëruar është 344.556, numri i të vdekurve është 9.572, numri i rasteve aktive është 214. Përderisa rritja është e lehtë për infeksionet, me ritëm të ngadaltë po bëhen edhe vaksinimet, kjo nga interesimi ulët i qytetarëve. Me një dozë ka 875.849 të vaksinuar, ndërsa 856.930 persona janë plotësisht të imunizuar. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles