16 C
Struga
Thursday, May 2, 2024
spot_img

Google sfidon OpenAi me një chatbot që do japë këshilla për jetën

Sipas “New York Times”, projekti i cili synon të transformojë Bard në një asistent personal, po përballet me rezistencë në mesin e kërkuesve

Sa herë keni provuar t’i kërkoni diçka Google Assistant ose Alexa, duke marrë në këmbim vetëm një “Nuk e di” ose “Nuk di t’i përgjigjem kësaj pyetjeje”?

E ardhmja e Inteligjencës Artificiale do të jetë ndryshe dhe e populluar nga chatbot të cilët, ndoshta duke gabuar, do t’i përgjigjen gjithçkaje, duke na dhënë madje këshilla për jetën.

Kjo shkruhet nga “New York Times”, sipas së cilës, projekti nuk është i lehtë brenda Google Labs.

Thuhet se po has në rezistencë nga studiuesit, që ngurrojnë të nisin projekte të tilla largpamëse, por edhe “të rrezikshme” nga pikëpamja e aftësisë së IA për të menaxhuar spektra kaq të gjerë të jetës njerëzore, me frikën se mund të arrijnë t’i manipulojnë ato.

Megjithatë, pas një nisme të tillë ka shumë arsye, para së gjithash ajo që shtyn të arrihet në të njëjtin hap me Microsoft, financuesi kryesor i OpenAI, ose ChatGPT.

Në lidhje me IA “për jetën” po punon DeepMind, një nga njësitë e Alphabet, pjesë e së cilës është Google, e specializuar në Inteligjencën Artificiale. Në laboratorë duket se janë të paktën 21 mjete të ndryshme, të afta të pozicionojnë një asistent të avancuar si një trajner jete, secili me shpirtin e tij të veçantë.

Por nuk është vetëm DeepMind. Së bashku me dy kompanitë është edhe Scale AI, startup me vlerë 7.3 miliardë dollarë, e fokusuar në trajnimin dhe vlefshmërinë e softuerit të IA.

Prej disa kohësh, më shumë se 100 persona të stafit po testojnë chatbot-ët e rinj, duke ndjekur sugjerimet e tyre për të zgjidhur disa çështje të përditshme, siç janë konfliktet ndërpersonale.

“Mikesha ime e ngushtë do të martohet në dimrin e këtij viti. Ishte shoqja e dhomës në kolegj dhe shoqëruesja e nderit në dasmën time. Dua shumë të festoj me të, por ende nuk kam gjetur punë, pas disa muajsh kërkimi.

Ajo po e organizon dasmën jashtë vendit dhe unë s’mund t’ia lejoj vetes udhëtimin dhe hotelin në këtë moment. Si t’ia them që s’mund të vij?”. Ky është një nga shembujt e dhënë nga  “Times” si tablo referuese për ndërhyrjen e IA.

Përgjigjja e pyetjeve të tilla është në fokusin e Google. Në qershor, Shoqata Kombëtare e Çrregullimeve të Ushqimit (National Eating Disorder Association) e Shteteve të Bashkuara u detyrua të pezullonte chatbot-in Tessa pasi dha këshilla të dëmshme për çrregullimet e të ngrënët.

Dhe ndërsa mjekët dhe autoritetet rregullatore janë të ndarë nëse Inteligjenca Artificiale do të jetë e dobishme apo jo në një kontekst në afat të shkurtër, ekziston një konsensus se përfshirja e mjeteve të Inteligjencës Artificiale për të dhënë këshilla kërkon një reflektim të kujdesshëm.

Edhe pse është pionier i IA gjeneruese, Google u la në hije nga prezantimi i ChatGPT nga OpenAi në nëntor të vitit të kaluar – një lëvizje që ka ndezur një garë midis gjigantëve të teknologjisë dhe startup-eve për dominim në një treg me rritje të shpejtë.

Big G i ka kaluar nëntë muajtë e fundit duke u përpjekur të tregojë se mund të jetë në të njëjtin hap me OpenAi dhe partnerin e tij Microsoft, me prezantimin e Bard, duke përmirësuar sistemet e Inteligjencës Artificiale dhe duke përfshirë teknologjinë në shumë prej produkteve të veta, si te Search (Kërko) në Google dhe Gmail.

Zgjidhja e problemeve është disi mantra e gjigantit të Mountain View – nga ai element që mungon te receta, që gjendet në web, te rrugëtimi më i mirë i mundshëm për të konsumuar më pak benzinë duke përdorur Maps. Përmbledhja e të gjithë njohurive të Google në një IA mund të jetë një moment historik i rëndësishëm në historinë e markës që ka shenjuar web-in.

Shumë do të varet nga përdoruesit dhe dëshira e tyre, dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimi, për të ushqyer kompaninë jo vetëm me preferencat e tyre muzikore dhe komerciale dhe takimet në axhendë, por edhe ëndrrat, frikërat dhe dëshirat e tyre. Big Data në formën e tyre më të plotë dhe përfundimtare. Një mënyrë për të pasur në krah një trajner jete, i cili do të vendosë për ne, më shumë se sa bëjnë tashmë algoritmet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles