12 C
Struga
Sunday, March 17, 2024
spot_img

Golat dhe festa nga fitorja historike e Struga Trim Lum përballë Sileksit (VIDEO)

Struga Trim Lum shpallet kampione e Maqedonisë për herë të parë në histori, duke bërë realitet ëndërrën e shumë struganëve, që sot në numër shumë të madh kishin ardhur të etur për të festuar, raporton “infOSport.mk”.

Struga Trim Lum titullin e parë kampion në histori e siguroi dy xhiro para fundit të sezonit, kjo falë fitores 3:0 përballë Sileksit, por edhe disfatës së Shkëndijës në Çair përballë FC Shkupit.

I zakonshmi Besart Ibraimi shënoi golin e parë të takimit fundin e pjesës së parë, në të cilën rastet para portës së Bozhinovskit renditeshin sikur në shiritin filmik.

Pjesa e dytë nisi me një gol të hershëm nga Bunjamin Shabani, që doli të jetë i saktë nga pika e bardhë në minutën e 47-të, ndërsa i njëjti në minutën e 78-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin për Struga Trim Lum, që në këtë mënyrë regjistroi një ndër fitoret më të ëmbëla që do të mbahet mend gjatë kohë dhe do të shkruhet me germa të arta. 

https://fb.watch/knJQG_s-fN/?mibextid=qC1gEa

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles