8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Gjykata kundër urdhrit të Biden për vaksinimin e detyrueshëm

Bllokohet përkohësisht urdhri i presidentit Joe Biden që punëtorët e kompanive private që kanë mbi 100 punonjës të vaksinohen ose të testohen çdo javë. Vendimi erdhi nga gjykata e apelit ndërsa është pezulluar pasi sipas saj janë gjetur probleme të rënda statutore dhe kushtetuese.

Pesë shtete të udhëhequra nga republikanët – Teksasi, Luiziana, Misisipi, Karolina e Jugut dhe Utah – si dhe kompani private dhe grupe fetare, kishin çuar këtë urdhër në gjykatë, ku akuzonin presidentin Biden për tejkalim të autoritetit të tij.

Në një postim në Twitter Prokurori i Përgjithshëm i Luizianës, Jeff Landry, shkroi se vendimi i gjykatës ishte një “fitore e madhe për lirinë e krijuesve të vendeve të punës dhe punonjësve të tyre”. Ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se urdhri i vaksinimit të punonjësve të kompanive private, i cili do të mbulonte më shumë se dy të tretat e punëtorëve të vendit, do të vendoste një standard kombëtar të sigurisë në punë.

Presidenti u shpreh se punonjësit në kompanitë e mëdha do të duhet të vaksinohen plotësisht deri më 4 janar, duke e quajtur imunizimin “rrugën e vetme më të mirë për të dalë nga kjo pandemi”. Kërkesa për të vaksinuar punonjësit ka hasur në kundërshti pasi sipas bizneseve atje nuk është kushtetuese që një president të imponojë një rregull kaq gjithpërfshirës mbarëkombëtar.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles