8.7 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Gjithsej 1.624.729 doza vaksinash janë aplikuar në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar 3.838 doza të vaksianve, prej të cilave 758 janë dozë e parë, 787 dozë e dytë dhe 2.293 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë.

“Deri më 3 nëntor janë aplikuar gjithsej 807.528 persona, janë rivaksinuar 778.482 dhe dozë të tretë kanë pranuar 38.719 persona”, njoftojnë nga MSH.

Nga MSH shtojnë se 54% e qytetarëve mbi 40 vjet janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18-39 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

“Përfshirja e vaksinës me një dozë të vaksinës te popullata mbi 18 vjet është 57%, me dy doza 46%. Sipas numrit të vaksinave, 39% e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar, ndërsa 37% e popullsisë ka pranuar dy doza të vaksinave”, thonë nga MSh.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles