6 C
Struga
Sunday, December 4, 2022
spot_img

Gjermania planifikon të instalojë sistem të mbrojtjes ajrore për të gjithë vendin

Gjermania pas luftës që Rusia i ka shpallur Ukrainës, planifikon të instalojë sistem të mbrojtjes ajrore për të gjithë vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e gazetës “Bild” thuhet se qeveria gjermane e cila ka ndarë 100 miliardë euro për të forcuar ushtrinë e saj, mendon të instalojë mbrojtje raketore për të gjithë vendin.

Në lajm thuhet se kancelari gjerman Olaf Scholz në një bisedë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Gjermanisë, Ebehard Zorn ka diskutuar se si do të përdoren 100 miliardë eurot në fjalë ku dhe në këtë kontekst ka ardhur në rend dite sistemi izraelit i mbrojtjes raketore “Irone Dom” (Kubeja e Hekurt) dhe se është diskutuar konkretisht sistemi i mbrojtjes ajrore “Arrow-3” por që nuk është dhënë ende një vendim për blerjen e tij.

Anëtari i Komisionit të Mbrojtjes së Parlamentit Federal, Andreas Schwarz ka nënvizuar se Gjermania duhet të mbrojë më mirë veten e saj kundër kërcënimeve të Rusisë.

“Në mënyrë të shpejtë kemi nevojë për mbrojtje raketore në të gjithë vendin. Sistemi Arrow-3 i Izraelit është një zgjidhje e mirë. Këtë ‘Kube të Hekurt’ ne mund ta përhapim dhe mbi vendet fqinje. Në këtë mënyrë mund të marrim përsipër rol kyç për sigurinë e Evropës”, tha Schwarz.

Sipas lajmit të agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), disa deputetë të Parlamenti Federal do të shkojnë në Izrael këtë javë dhe do të marrin informacione lidhur me sistemin.

Në një deklaratë nga Ministria gjermane e Mbrojtjes thuhet se vazhdon të formohet plani lidhur me përdorimin e 100 miliardë eurove dhe duke qenë se ky plan do të përfshihet në procesin parlamentar, për momentin nuk mund të jepet informacion për përmbajtjen e tij.

Përndryshe, Rusia filloi pushtimin e Ukrainës mëngjesin e 24 shkurtit, presidenti i Rusisë- Vlladimir Putin këtë e quan “operacion ushtarak”. Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, shpalli gjendje lufte në vend. Perëndimi (SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja) dënuan këtë sulm duke sanksionuar Rusinë në forma të ndryshme. Putin dëshiron të parandalojë që Ukraina mos të anëtarësohet në NATO, pasi kjo përbën kërcënim ekzistencial për të.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles