5 C
Struga
Thursday, April 18, 2024
spot_img

Gjermania dhe Franca kërkojnë armëpushim nga Rusia 

Mësohet se Gjermania dhe Franca kanë kërkuar një armëpushim nga Rusia.

Sipas informatave të marra nga burimet e afërta me qeverinë gjermane Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan biseda telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë bisedimeve, Gjermania dhe Franca kërkuan që Rusia të shpallte menjëherë një armëpushim në Ukrainë.

Macron dhe Scholz thuhet se këmbëngulën se çdo zgjidhje për krizën në Ukrainë duhet të vijë përmes negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë.

Të tre liderët ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin në ditët në vijim.

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles