8 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Gjendja me COVID-19 në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 25-31.10.2021

Janë testuar gjithsej 20.976 materiale në Laboratorët ku bëhen analiza molekulare për vërtetimin e pranisë së virusit SARS-CoV-2. Krahasuar me javën që shkoi është shënuar një rënie prej 2,3%.
Pozitive janë 2.804 raste, nga 32 qytete, me një rritje të numrit nga java e kaluar për 3,7%. Përqindja e rasteve pozitive sillet nga 9,9% deri më 16,0%, mesatarisht 13,2%. Numri më i madh i rasteve janë regjistruar në Shkup (n=1.293; 46,1%), me incidencë javore – 203,9/100.000. Incidencë më e lartë javore prej 260,5/100.000 banorë është regjistruar Kavadar 304,4/100.000 dhe Kriva Pallankë 304,3/100.000. (Tabela 1, Kartogrami 1).

Kartogrami 1. Incidenca në 100.000 banorë, COVID-19 deri më 25-31.10.2021, RMV

Raste të reja janë regjistruar tek të gjitha grupmoshat, ndërsa numri më i madh i përket grupmoshës mbi 60 vjet (n=714, 25,5%). Numër më i vogël është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 vjet (n=94; 3,4%). Sipas gjinisë janë regjistruar 1.519 (54,2%) femra dhe 1.285 (45,8%) meshkuj.

Pas dy testeve negative, ose sipas algoritmit të ri, si të shëruar konsiderohen 2.205 persona që kanë qenë të shtruar në spital ose në trajtim shtëpiak.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar 38 reinfektime 5,6% më shumë se javën që kaloi.

Janë raportuar 71 raste të vdekjes nga 20 qytete, numri më i madh në Shkup (18). Numri më i madh i tyre ((n=58; 81,7%) janë persona mbi 60 vjet.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles