5 C
Struga
Monday, May 13, 2024
spot_img

G20, Xi Jingpin anullon pjesëmarrjen-Biden: Më zhgënjeu!

Kina la të kuptohet se presidenti Xi Jinping ka në plan ta anashkalojë për të parën herë takimin e 20 ekonomive më të rëndësishme të botës, e në vend të tij në samitin e G20 që organizohet këtë fundjavë në Nju Delhi pritet të udhëtojë kryeministri Li Qiang.

– Advertisements –

Mungesa e Xi-së në këtë event kyç vjen në një kohë ashpërsimi të tensioneve mes Kinës dhe Indisë mbi kufirin e tyre të shumë diskutuar, por edhe afrimin e ndjeshëm të vënë mes Nju Dlehit dhe Washingtonit. Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh i zhgënjyer nga mungesa e homologut të tij në takim.

Por do të takohem disi me të, u shpreh ai pa sqaruar se kur mund të zhvillohet ky takim. Për herë të fundit, Xi dhe Biden u takuan në samitin e G20-tës në Indonezi vitin që shkoi. Marrëdhëniet SHBA-Kinë mbeten të tensionuara pavarësisht një stuhie vizitash diplomatike nga ana e Shteteve të Bashkuara sivjet, qëllimi i të cilave ka qenë ripërtëritja e dialogut mes dy vendeve. Ministria e Jashtme e Kinës as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi pjesëmarrjen e Xi-së në samitin e Delhit, kur zëdhënësja e saj u pyet gjatë një konferencë për shtyp.

Ajo tha se: Li Qiang do të udhëheqë delegacionin kinez për të marrë pjesë në samitin e G20, që e përshkroi si një forum madhor e të rëndësishëm ekonomik global, të cilit Kina i ka kushtuar gjithmonë vëmendje.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles