20 C
Struga
Saturday, May 18, 2024
spot_img

Franck Kessie firmos në Arabinë Saudite

Arabia Saudite nuk ka të ndalur së firmosuri me yjet e futbollit botëror. I radhës është Franck Kessie, që është larguar tashmë nga Barcelona për tu bashkuar me Al Ahli. Pas vetëm një sezoni në Spanjë, mesfushori kalon në radhët e skuadrës së ngjitur së fundmi në elitën e futbollit arabik, për t’iu bashkuar emrave si Mendi, Firminjo, Mahrez dhe Saint-Maxim. Kartoni i Kessie i ka kushtuar 15 milionë Euro, teksa për futbollistin një marrëveshje trevjeçare, me një pagë prej 20 milionë Euro në sezon.

Me një video të publikuar në faqen zyrtare, e të titulluar ‘Kessie për President’, shfaqet 26-vjeçari në momente të ndryshme të karrierës së tij. Shitja e Kessie mbush arkat e klubit katalanas, ndërsa një pjesë e kësaj shumë shkon edhe për skuadrat italiane, Milan e Atalanta, ku është aktivizuar më parë mesfushori.

Në sezonin e shkuar, lojtari nga Bregu i Fildishtë luajti 28 sfida, teksa shënoi një gol dhe dhuroi një asistim. Al Ahli synon titullin kampion në sezonin e ri, duke shpenzuar në këtë merkato vere rreth 100 milionë Euro për të forcuar skuadrën.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles